Letonia i lejon qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

Evropë

Letonia i lejon qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 09:13
Kiev, Ukrainë

Parlamenti i Letonisë votoi njëzëri për t’i lejuar shtetasit e tij të luftojnë në Ukrainë, nëse dëshirojnë.

“Qytetarët tanë që duan ta mbështesin Ukrainën dhe të shërbejnë vullnetarisht atje, për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës dhe sigurinë tonë të përbashkët,

duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha Juris Rancanis, kryetar i Komisionit parlamentar të mbrojtjes, punëve të brendshme dhe parandalimit të korrupsionit, i cili e hartoi ligjin.

Letonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe aleaten e saj, Bjellorusinë, ka ndihmuar tashmë Ukrainën me armatim, përfshirë raketa Stinger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat