Pushtimi rus në Ukrainë ‘trondit’ edhe për ekonominë gjermane

Evropë

Pushtimi rus në Ukrainë ‘trondit’ edhe për ekonominë gjermane

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka tronditur edhe ekonominë gjermane. E nuk është për t’u çuditur, sepse ajo është mjaft e angazhuar në Rusi.

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës do të rëndojë së tepërmi edhe marrëdhëniet ekonomike të Gjermanisë me Rusinë. Sidomos për Rusinë, Gjermania është partnere shumë e rëndësishme. Kurse, Gjermania e merr kryesisht naftën dhe gazin nga Rusia.

Gati gjysma e gazit që merr Gjermania vjen nga Gazprom e sipërmarrje të tjera ruse. Rusia është megjithatë një treg i rëndësishëm për ndërmarrjet gjermane edhe pse ka humbur një lloj rëndësie.

“Rusia në vitin 2020 renditej e 15-ta si partner i tregtisë së jashtme për eksportet gjermane”, thuhet nga Zyra Federale e Statistikave.

Ekonomia gjermane “e tronditur”

Ekonomia gjermane reagoi e tronditur pas fillimit të luftimeve.

Presidenti i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Peter Adrian u shpreh për DW, se “pasojat ekonomike të këtij invazioni janë të paparashikueshme ende, por ato me siguri janë shumë të rënda. Si president i DIHK sot mendoj në radhë të parë për punonjëset e punonjësit e sipërmarrjeve gjermane dhe Dhomës së Tregtisë së Jashtme në Ukrainë. Por edhe të punësuarit e ndërmarrjeve gjermane të Dhomës së Jashtme të Tregtisë në Rusi ndeshen tani me pasiguri shumë të mëdha”.

“Ne jemi plotësisht të tronditur për sulmin rus kundër Ukrainës. Ky sulm ndaj një shteti sovran, qytetareve dhe qytetarëve të tij, ndaj paqes në Evropë dhe botë nuk justifikohet me asgjë. Edhe kjo luftë do të njohë vetëm humbës”, tha në Berlin kreu i Dhomës Lindore të ekonomisë gjermane, Oliver Hermes pas invazionit rus.

Nga presidenti Vladimir Putin kërkohet që të ndalen menjëherë luftimet dhe të ketë kthim në tryezën e bisedimeve. Dhoma lindore ka punuar 70 vjet për ndërtimin e marrëdhënieve ekonomike me Evropën Lindore.

“Ne e kemi parë veten si urëlidhës, që kontribuojnë për mirëkuptimin shoqëror e politik dhe pajtimin me rajonin”, thotë Hermes.

Ukraina partnere më e vogël tregtare

Ndërmarrjet gjermane janë aktive në Rusi me investime. Sipas të dhënave të Bankës gjermane, Bundesbank, sipërmarrjet gjermane kanë investuar 24 miliardë euro në Rusi në vitet e fundit dhe punësojnë 280 mijë punonjës. Investimet direkte kapin shifrën e 25 miliardë eurove. Sipas Dhomës së Industrisë Gjermane dhe Tregtisë, veç markës Made in Germany dhe nevojës për modernizim Rusia ka qenë tërheqëse edhe për shkak të marzhit të lartë të fitimit. Kurse Ukraina është një partnere më e vogël.

Në Ukrainë janë aktive rreth 2,000 firma gjermane, me rreth 50 mijë punëtorë. Sipas Bundesbank Investimet Direkte gjermane kapin shifrën e 3.6 miliardë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat