422 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Evropë

422 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:45
Ukrainë

Pas agresionit rus, ukrainasit po detyrohen të ikin nga vendi i tyre. Tash e pesë ditë ata po përballen me pushtimin e Rusisë.

Ndërkohë që deri më tani raportohet se 422 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e UNHCR, Laura Padoan nëpërmjet një shkrimi në “Twitter”.

Ajo ka treguar edhe se më shumë se 100 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

Po ashtu thotë se po ndjekin raportimet që nuk kanë mundësi të hipin në trena në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat