Putin braktiset edhe nga oligarkët e tij

Evropë

Putin braktiset edhe nga oligarkët e tij

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:21
Vladimir Putin

Prej dekadash kanë përfituar nga miqësia me presidentin Vladimir Putin, për të fituar miliarda euro, kryesisht falë monopoleve të burimeve natyrore.

Por imazhi negativ në botë nga agresioni rus në Ukrainë, dhe veçanërisht vështirësitë me të cilat do të duhet të përballen pas sanksioneve të paprecedentë ekonomike të vendosura nga vendet më të zhvilluara në botë, dhe që godasin konkretisht asetet e tyre në botë,  po krijon përçarje edhe të këto miqësi që dukeshin të forta me Kremlinin por bazohen më së shumti tek interesi.

Dy nga sipërmarrësit më të njohur në vend, Mickail Fridman dhe Oleg Deripaska, janë të parët që kanë çarë murin e heshtjes për atë që po ndodh në Ukrainë, duke folur qartësisht kundër luftës.

Image
Mikhail Fridman, pronar i bankës më të madhe private në Rusi

Fridman, lindur dhe rritur pikërisht në Lviv, në Ukrainën perëndimore, ka bërë apel që bisedimet e paqes të fillojnë menjëherë, duke dënuar në një letër të gjatë vendimin e Kremlinit.

Njeriu që cilësohet si i 128-ti më i pasur në botë, ndër sipërmarrjet e shumta, është pronar i bankës private më të madhe në vend, Alfa, edhe ajo e goditur nga  sanksione si heqja e sistemit SWIFT, që do të kufizojë së tepërmi operacionet ndërkombëtare.   

Sipas tij, konflikti është tragjedi për të dy vendet dhe “po ndan në mënyrë të pakthyeshme dy popuj sllavë që kanë patur një marrëdhënie vëllazërore prej shekujsh”.   

Me më pak fjalë, por në të njëjtin drejtim edhe Oleg Deripaska, ose Mbreti i “Aluminit”, siç njihet gjerësisht në fushën e industrisë së rëndë, ku ai ka themeluar kompaninë e dytë më të madhe që tregton ketë metal të rëndësishëm, atë RUSAL që themeloi pas shkrirjes me një kompani tjetër në pronësi të oligarkut të njohur, Roman Abramovich, por edhe i ndihmuar nga fakti që kishte martuar mbesën e ish-presidentit Boris Eltsin, nga e cila u nda në 2017.  

Image

Oleg Deripaska, njihet edhe si ose Mbreti i “Aluminit”

“Paqja është shumë e rëndësishme”, deklaroi Deripaska, po në qoftë se kjo nuk do të jetë e mundur, ai mund të udhëtoi gjithsesi drejt Qipros, pasi disa vjet më parë ka blerë nënshtetësinë aty, ashtu si dhe miliarderë të tjerë rusë dhe jo vetëm.

Oligarkë të tjerë, që mbeten anonimë, thonë  se lufta do të jetë një katastrofë për vendin dhe për sipërmarrjet e tyre. Por shtojnë, se në këtë pikë, asnjë në Kremlin nuk po pyet më biznesmenët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat