Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të udhëtojë të martën në Poloni dhe Estoni

Evropë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të udhëtojë të martën në Poloni dhe Estoni

Nga: M.L. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 15:28
Boris Johnson u takua me anëtarët e komunitetit ukrainas më 27 shkurt në Katedralen Katolike të Ukrainës në Mayfair, Londër, Angli. (Jamie Lorriman/WPA Pool/Getty Images)

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të udhëtojë në Poloni dhe Estoni, tha të hënën zyra e kryeministrit.

Një zëdhënës i kryeministrit u tha gazetarëve gjatë një konference lobi se Johnson do të udhëtojë në të dy vendet të martën për të folur me homologët e tij polakë dhe estonezë, shkruan CNN transmeton "Bota sot".

Ai gjithashtu do të takohet të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shtoi zëdhënësi.

Kryeministri do të flasë gjithashtu me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe krerët e G7 më vonë të hënën, sipas zëdhënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat