Johnson u kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë goditjet ndaj Putinit

Evropë

Johnson u kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë goditjet ndaj Putinit

Nga: M.L. Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 20:45
Kryeministri britanik Boris Johnson flet me anëtarët e komunitetit ukrainas në Katedralen e Familjes së Shenjtë në Londrën qendrore më 27 shkurt. (Jamie Lorriman/Pool/AFP/Getty Images)

Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi vendeve të G7-tës dhe liderëve të tjerë botërorë që të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës armë mbrojtëse dhe të vazhdojnë presionin mbi regjimin e Putinit, raporton CNN transmeton "Bota sot".

Pas një telefonate me liderët botërorë të hënën, një zëdhënës i Downing St tha se të gjithë liderët ranë dakord se "rezistenca e guximshme" e Ukrainës ndaj trupave ruse është "me të vërtetë frymëzuese".

Johnson gjithashtu "theksoi nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në zhvillim, duke përfshirë mbështetjen e fqinjëve të Ukrainës për t'u marrë me një numër të madh ukrainassh që i shpëtojnë dhunës në vend", thuhet në deklaratë. K

ryeministri theksoi nevojën për të vazhduar goditjen e Rusisë me kufizime dhe sanksione tregtare, duke përfshirë SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën. Udhëheqësit ranë dakord të “ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat