Ngriten në qiell avionët ushtarakë gjermanë, ja për ku ia mësyjnë

Evropë

Ngriten në qiell avionët ushtarakë gjermanë, ja për ku ia mësyjnë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:21
Avioni luftarakë gjermanë

Avionët luftarakë gjermanë po kryejnë patrulla ajrore në qiell mbi Poloni, tha të martën Forca Ajrore Gjermane.

“Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, lajmëruan forcat ajrore gjermane në Twitter, me publikimin e një fotoje të një avioni luftarak në nisje, pa dhënë më shumë detaje.

Një zëdhënës ushtarak i tha Reutersit se avionët Eurofighter po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni.

Të hënën, Gjermania njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë të tipit “Tornado” dhe një avion patrullimi detar në zonën e Detit Baltik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat