Replikë me ministrin francez, Medvedev kërcënon Evropën me luftë

Evropë

Replikë me ministrin francez, Medvedev kërcënon Evropën me luftë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:55
Medvedev dhe Putin

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, deklaroi se Perëndimi i ka shpallur një luftë ekonomike Rusisë, në lidhje me sanksionet e rënda financiare që janë vendosur ndaj Moskës, si reagim për pushtimin e Ukrainës.

‘Do të zbatojmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë’, tha Le Maire në një intervistë radiofonike. I menjëhershëm ishte reagimi i Rusisë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Dimitry Medvedev, i bëri thirrje zyrtarit francez që të bënte kujdes me deklaratat, pasi luftërat ekonomike mund të kthehen në luftëra reale.

‘Sot, një ministër francez ka thënë se na kanë shpallur luftë ekonomike. Mbaj gojën, zotëri!

Dhe mos harro që në historinë e njerëzimit, luftërat ekonomike shpeshherë kthehen në luftëra reale’, tha Medvedev në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat