Ukrainasit rrëzojnë 17 helikopterët e Rusisë, publikohen pamjet

Evropë

Ukrainasit rrëzojnë 17 helikopterët e Rusisë, publikohen pamjet

Më: 1 mars 2022 Në ora: 22:44
Ushtarët ukrainas hapën zjarr në drejtim të 17 fluturakeve të Moskës

I numëruan se sa helikopterë rusë po fluturojnë mbi lumin Dnjepër drejt Kievit.

E më pas ushtarët ukrainas hapën zjarr në drejtim të 17 fluturakeve të Moskës.

Kjo ngjarje, pamjet e të cilës u publikuan të martën, ndodhi ditën e 24 shkurtit, kur nisi agresioni rus në Ukrainë.

Në fakt, qeveria ukrainase, për pesë ditët e para të luftës, po pretendon se ka shkatërruar 29 helikopterë, krahas 29 aeroplanëve, 198 tankeve dhe 846 makinave të armatosura.

Por, më shumë se kaq, Kievi po e sheh si suksesin më të madh vrasjen e më shumë se 5,700 ushtarëve rusë dhe kapjen e mbi 200 të tjerëve.

Këto shifra nuk janë konfirmuar nga Mbretëria e Bashkuar, por edhe ajo beson që forcat ruse janë duke u përballur me humbje të mëdha gjatë pushtimit.

Ndërkohë, zyrtarët në Moskë, pas disa ditë mohimi, pranuan se disa ushtarë kanë vdekur në luftime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat