Shkruan nga burgu kundërshtari i vetëm i Putinit: Mbushni rrugët dhe largojeni nga pushteti një të çmendur

Evropë

Shkruan nga burgu kundërshtari i vetëm i Putinit: Mbushni rrugët dhe largojeni nga pushteti një të çmendur

Nga: V.N Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:29
Navalny

Lideri opozitar dhe kundërshtari më i fortë i Putinit, Alexey Navalny ka shkruar në profilin e tij në Facebook, të menaxhuar nga njerëzit e tijë të afërt, se Rusia është në dorën e një të çmenduri dhe se populli duhet të mbushë sheshet për të protestuar kundër luftës në Ukrainë dhe rrënimit të Rusisë.

“Unë jam nga BRSS. Unë kam lindur atje. Dhe fraza kryesore prej andej është - që nga fëmijëria ime - "luftoni për paqe". I inkurajoj të gjithë të dalin dhe të luftojnë për paqen. Putini nuk është Rusi. Dhe nëse ka diçka në Rusi tani për të cilën ne mund të krenohemi më shumë, janë ata 6835 persona që u arrestuan sepse - pa asnjë thirrje - dolën në rrugë me postera "pa luftë". Thonë që ata që thërrasin protestë arrestohen, unë tashmë jam në burg dhe më lejohet. Nuk mund të pres një ditë. Kudo që të jeni. Në Rusi, Bjellorusi ose në anën tjetër të planetit”, shkruan Navalny.

Navalny për momentin është duke e vuajtuar dënimin me burg, si rezultat i polemikave me Putin, e që fatkeqësisht ka përfunduar si i përndjekur i sistemit diktatorial të liderit rus.

Ai ka shkuar edhe më larg, duke shkruar se nëse është e nevojshme për t’i dhënë fund luftës, është në gjendje edhe të vras veten në burg.

“Nëse - për t'i dhënë fund luftës - duhet të vrasim veten në burgje, do të vrasim veten në burgje. Çdo gjë ka një çmim dhe tani, në pranverën e vitit 2022, ne duhet ta paguajmë atë çmim. Asnjë tjetër. Të mos jemi “kundër luftës”. Le të luftojmë në luftë”, përfundon shkrimi i Navalnyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat