Furnizimi me gazin rus nëpërmjet Ukrainës drejt Evropës vazhdon të jetë në nivelin normal

Evropë

Furnizimi me gazin rus nëpërmjet Ukrainës drejt Evropës vazhdon të jetë në nivelin normal

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Pavarësisht sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, furnizimi i gazit natyror të Rusisë në Evropë vazhdon duke u rritur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të përpiluara nga gazetari i AA-së, dërgesat e gazit natyror të Gazprom-it drejt Bashkimit Evropian (BE) nëpërmjet Ukrainës ka qenë në nivelin 109 milionë metra kub në ditë më 1 dhjetor 2021.

Furnizimi nga Gazprom teksa ka shënuar rënie në 74.4 metra kub, që nga 1 janari, vërehet se është përjetuar rritje në furnizimin me gaz drejt Evropës që nga 24 shkurti kur Rusia filloi sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Sipas kësaj, më 23 shkurt Gazprom nëpërmjet Ukrainës ka dërguar drejt Evropës 62 milionë metër kub gaz natyror, ndërkohë kjo shifër më 25 shkurt ka arritur në 110 milionë metër kub dhe më 26 shkurt në 109 milionë metër kub.

Përfaqësuesi i Gazprom-it, Sergey Kupriyanov në një deklaratë më 28 shkurt tha se furnizimi me gazin rus nëpërmjet Ukrainës drejt Evropës është në nivelin normal me një mesatare 100 milionë metër kub në ditë.

Varësia e Evropës për gazin natyror nga Rusia në nivel të lartë

Evropa importon nga Rusia rreth 40 për qind të gazit natyror që konsumon, gjegjësisht rreth 175 miliardë metër kub.

Sipas të dhënave të Gazprom-it, sasia e gazit natyror që kompania ka dërguar në Evropë nëpërmjet Ukrainës vitin e kaluar ka qenë në nivelin rreth 42 miliardë metër kub.

Fillimi i sanksioneve gjithëpërfshirëse nga vendet e BE-së kundër Rusisë pas sulmit rus ndaj Ukrainës ka sjellë bashkë edhe shqetësimin se furnizimi i Gazprom-it do të pakësohet ose që mund të përjetohen probleme në linjat e tubacionit në Ukrainë.

Çmimi i kontratave me afat të marsit që janë tregtuar në TTF, pikën virtuale të tregtisë së gazit natyror me qendër në Holandë me thellësinë më të madhe në Evropë, u rrit sot me më shumë se 50 për qind, duke iu afruar 200 euro për megavat-orë.

Rusia furnizuese kryesore edhe për naftë

Rusia del në plan të parë sërish edhe si furnizuesi kryesor i importit të naftës në Evropë.

Rusia ka furnizuar me 113 tonë naftë Evropën e cila në vitin 2020 ka importuar 440 milionë tonë naftë.

Tërheq vëmendjen se zyrtarët evropianë qëndrojnë larg kufizimeve në eksportet e energjisë në sanksionet që kanë njoftuar deri më tani kundër Rusisë.

Ndërkohë që sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka propozuar vendosjen e kufizimit të importeve të naftës dhe gazit natyror rus në vendet e G7, theksohet se vetëm Kanadaja ka ndaluar importin e naftës ruse duke marrë një vendim në këtë drejtim.

Sanksionet kundër Sberbank dhe Gazprombank, bankave më të mëdha të vendit ku mblidhen kryesisht të ardhurat nga energjia në Rusi, kanë mbetur të kufizuara dhe nuk janë përfshirë në sanksionet e SWIFT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat