Zyrtarë ukrainas raportojnë se Rusia do të shpallë gjendje lufte

Evropë

Zyrtarë ukrainas raportojnë se Rusia do të shpallë gjendje lufte

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:43
Ilustrim

Këshilltari i lartë i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliyak tha se ka informacione se Rusia do të shpallë gjendje lufte më 4 mars.

Ai tha se në këtë datë të dyja dhomat e Parlamentit rus do të mbajnë takime të jashtëzakonshme.

“Si e mora vesh, në agjendë është miratimi i gjendjes së luftës në Rusi, si masë parandaluese”, shkruan ai në Tëitter.

Ai tha se nëse miratohet, gjendja e luftës mundëson ndalesë totale të qytetarëve në protesta, shkëputje nga bota e jashtme dhe kufizime financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat