Ukrainasit i japin ushqim e çaj të ngrohtë ushtarit rus të dorëzuar

Evropë

Ukrainasit i japin ushqim e çaj të ngrohtë ushtarit rus të dorëzuar

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:02
Pamje nga videoja

Lufta që po bëhet në Ukrainë mund të jetë një nga më të dokumentuarat pasi falë teknologjisë, qytetarët nuk kanë reshtur së filmuari qoftë momentet e sulmeve dhe agresionit, por edhe ato që përcjellin mesazhe mirëkuptimi dhe paqeje.

Së fundmi, në mediat sociale është publikuar një video në të cilën shfaqet një ushtar rus i dorëzuar.

Mesa kuptohet nga pamjet, pasi është dorëzuar, ushtarit rus qytetarët e Ukrainës i kanë dhënë ushqim, çaj të ngrohtë dhe më pas i kanë krijuar edhe mundësitë që të telefonojë nënën në Rusi dhe ta njoftojë që është mirë.

Pamjet tregojnë edhe një herë humanizmin e njerëzve në Ukrainë dhe dëshmojnë edhe një herë që armët po përdoren, por vetëm sepse lideri rus nuk u ka dhënë opsion tjetër veçse të mbrojnë veten dhe vendin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat