Armët e Gjermanisë arrijnë në Ukrainë: Antitanke e raketa “Stinger” tokë-ajër

Evropë

Armët e Gjermanisë arrijnë në Ukrainë: Antitanke e raketa “Stinger” tokë-ajër

Nga: M.L. Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:18
Philipp Schulze/dpa

Armët e ofruara nga Gjermania për Ukrainën janë dorëzuar, shkruan focus.de transmeton "Bota sot".

Agjencia gjermane e shtypit e mësoi këtë të mërkurën nga qarqet qeveritare në Berlin.

Të shtunën, qeveria federale njoftoi se dëshironte të mbështeste forcat e armatosura ukrainase me 1000 armë antitank dhe 500 raketa "Stinger" tokë-ajër.

Lufta është ndezur në Evropë që kur presidenti rus Vladimir Putin nisi një sulm ndaj Ukrainës. Rusia vazhdon bombardimet e saj duke sulmuar disa qytete të mërkurën mbrëma. Ka edhe të vdekur.

Të dyja palët bien dakord për bisedimet e reja të paqes të mërkurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat