Lufta me Rusinë, mbi 570 mijë ukrainas kanë gjetur strehë në Poloni

Evropë

Lufta me Rusinë, mbi 570 mijë ukrainas kanë gjetur strehë në Poloni

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:34
Refugjatë ukrainas në Poloni

Më shumë se 570 mijë ukrainas kanë shkuar në Poloni që prej shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë, thotë agjencia e Gardës Kufitare polake.

Sipas Agjencisë 95 mijë ukrainas kishin kaluar kufirin vetëm gjatë ditës së djeshme.

Në Poloni jetojnë një deri në dy milionë ukrainas, me shumë njerëz që  janë strehuar te të afërmit e tyre në Poloni.

Ndërkohë ata që nuk kanë ku të qëndrojnë po transportohen në qendrat e improvizuara të akomodimit në stacionet e zjarrfikësve dhe salla sportive në të gjithë vendin, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat