IKEA mbyll të gjitha dyqanet në Rusi

Evropë

IKEA mbyll të gjitha dyqanet në Rusi

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:44

IKEA ka njoftuar se do të mbyllë të gjitha pikat e saj në Rusi, pasi pushtimit rus në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët, Inter IKEA dhe Ingka Group thanë: “Lufta ka një ndikim të madh njerëzor dhe po rezulton në ndërprerje serioze në zinxhirin e furnizimit dhe kushtet e tregtimit, kjo është arsyeja pse grupet e kompanisë kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht operacionet e IKEA në Rusi”.

Inter IKEA është përgjegjëse për furnizimin dhe Ingka Group dhe zotëron shumicën e dyqaneve IKEA në mbarë botën, duke përfshirë 17 në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat