Mblidhet Kuvendi ukrainas në gjendje lufte, deputetët këndojnë himnin

Evropë

Mblidhet Kuvendi ukrainas në gjendje lufte, deputetët këndojnë himnin

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:01
Pamje nga videoja

Pavarësisht situatës dhe luftës, deputetët e Parlamentit të Ukrainës janë mbledhur sot edhe fizikisht në ndërtesën e parlamentit. Pamje nga aty ka publikuar deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko.

Në pamjet e publikuara, deputetë e Ukrainës dëgjohen teksa intonojnë himnin kombëtar të tyre, derisa Vasylenko thotë se kanë mbajtur një mbledhje të shpejtë për të votuar ligje për mbrojtje dhe siguri.

Ajo ka shtuar se janë mbledhur në atë ndërtesë, edhe përkundër faktit se është një nga ndërtesat më të targetuara në gjithë Ukrainën.

"Parlamenti i Ukrainës janë mbledhur sot fizikisht për të votuar ligjet thelbësore të mbrojtjes dhe sigurisë. Një seancë e shpejtë dhe e tensionuar. Ne këndojmë himnin kombëtar në unitet ndërsa fillojmë seancën tonë në ndërtesën më të targetuar në të gjithë Ukrainën”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat