Marka e njohur suedeze largohet nga tregu rus, konsumatorët përleshen për t’i marrë produktet e fundit

Evropë

Marka e njohur suedeze largohet nga tregu rus, konsumatorët përleshen për t’i marrë produktet e fundit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:39
Konsumatorët përleshen për t’i marrë produktet e fundit

Kompania e njohur ndërkombëtare e mobiljeve, Ikea do të largohet nga tregu i Rusisë.

Kjo ka shkaktuar edhe përplasje mes konsumatorëve atje në garën se kush po i merr produktet e fundit të markës suedeze.

Ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba ka publikuar një video të dy grave që ngrinden për një produkt të Ikea-s.

“Rusët janë të apasionuar pas mallrave IKEA ndërsa marka suedeze largohet nga tregu i Rusisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat