Një hartë e re e sulmeve ruse në Ukrainë është publikuar dhe kjo është gjendja

Evropë

Një hartë e re e sulmeve ruse në Ukrainë është publikuar dhe kjo është gjendja

Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:33
Harta e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar një hartë të re të sulmeve të ushtrisë ruse në Ukrainë, e cila tregon se ku po zhvillohen luftimet aktualisht, si dhe cilat zona janë aktualisht nën kontrollin rus.

Harta është publikuar në profilin zyrtar në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ku ndër të tjera shihet se Kievi është gati nën rrethim.

“Vazhdon pushtimi i paligjshëm i Ukrainës”, tha ministria në një deklaratë.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se forcat ruse po përgatiteshin për të bombarduar Odessan, një qytet në bregun e Detit të Zi të Ukrainës.

Ai tha plani rus do të ishte një krim lufte.

“Raketat kundër Odesës, do të jenë një krim lufte,” tha ai.

Rifillimi i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës pritet të ndodhë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat