Hakohen kanalet ruse për të shfaqur mbulim të pavarur të luftës në Ukrainë

Evropë

Hakohen kanalet ruse për të shfaqur mbulim të pavarur të luftës në Ukrainë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 17:52
Një grua duke shikuar programin e lajmeve, Rusia 24, gjatë sulmeve ajrore në Siri. Forografi nga arkivi.

Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e tyre është zëvendësuar me mbulim të luftës në Ukrainë nga transmetuesit e pavarur, Current Time dhe Dozhd, kanale që tashmë janë bllokuar nga autoritetet në Rusi.

Në disa llogari në rrjetin social, Twitter, është thënë se grupi Anonymous – i cili njihet që gati një dekadë - ka qenë mbrapa sulmit.

Në mesin e kanaleve të prekura televizive kanë qenë Wink dhe Ivi – të ngjashme me Netflix – dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24, ka thënë grupi i hakerëve në Twitter.

“Ne jemi përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous. Prandaj ne jemi të shqetësuar se disa qeveri do të na shohin si kërcënim apo do të krijojnë skenarë që të na bëjnë të shihemi si të rremë. Ne vetëm duam paqe, jo luftë”, ka thënë grupi në Twitter.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse janë hakuar prej kur ka nisur sulmi në Ukrainë.

Javën e kaluar, Anonymous ka thënë se ka hakuar edhe media tjera si agjencia e lajmeve, TASS, më pas Kommersant, Izvestia, Fontanka, Forbes dhe RBK.

Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj mediave ruse, duke i kërcënuar për mbulimin e luftës në Ukrainë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat