Rusët torturojnë punonjësit në Çernobil, i lënë pa bukë dhe pa gjumë për ditë të tëra

Evropë

Rusët torturojnë punonjësit në Çernobil, i lënë pa bukë dhe pa gjumë për ditë të tëra

Nga: A.M. Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Derisa Rusia vazhdon të përparojë drejt Kievit, të paktën 100 punonjës në termocentralin bërthamor të Çernobilit janë bllokuar për më shumë se 12 ditë.

Centrali në Ukrainën veriore - vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë - u kap nga ushtria ruse në ditën e parë të pushtimit.

Raportet thonë se stafi i marrë peng në kantier po detyrohet të punojë në kushte të vështira me racione jashtëzakonisht të kufizuara ushqimore, transmeton “Bota sot”.

Daily Mail pretendon se stafit i jepet një vakt qull në ditë dhe flenë vetëm dy orë në tavolinat e tyre.

Ndërkohë, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thotë se rotacioni i stafit për 200 personelët teknikë dhe rojet në Çernobil nuk ka ndodhur që nga 23 shkurti.

Zona bërthamore zakonisht drejtohet nga 500 persona. BBC thotë se shqetësimet po rriten se stresi mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të kryer në mënyrë efektive punën e tyre në termocentralin bërthamor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat