Ukraina: 20.000 vullnetarë të huaj duan të bashkohen për luftë kundër Rusisë

Evropë

Ukraina: 20.000 vullnetarë të huaj duan të bashkohen për luftë kundër Rusisë

Më: 7 mars 2022 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka krijuar një njësi speciale - Legjioni Ndërkombëtar - i cili tashmë ka filluar të kryejë misione luftarake për të kundërshtuar agresionin rus.

Më shumë se 20.000 vullnetarë dhe veteranë nga 52 vende kanë shprehur dëshirën për t'u bashkuar, sipas gjeneral brigade Kyrylo Budanov, komandant i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë që do të drejtojë këtë legjion.

Burdanov shprehu mirënjohjen e tij për luftëtarët dhe tha se ata janë kryesisht luftëtarë me përvojë që kanë marrë pjesë në shumë fushata paqeruajtëse në mbarë botën.

"Çdo ndihmë ia vlen peshën e saj në ar," tha ai, transmeton CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat