Holanda del kundër: Nuk mund të ndërpritet menjëherë nafta dhe gazi rus

Evropë

Holanda del kundër: Nuk mund të ndërpritet menjëherë nafta dhe gazi rus

Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Kryeministri holandez Mark Rutte deklaroi se nuk ishte në favor të ndërprerjes së furnizimit rus me naftë dhe gaz, pasi kjo do të ishte e paqëndrueshme për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta ruse dhe gazi rus. Unë nuk do të kërkoja ndërprerjen e furnizimit tonë me naftë dhe gaz nga Rusia sot, nuk është e mundur sepse ne kemi nevojë për furnizim dhe kjo është e vërteta e pakëndshme”, tha Rutte gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, raporton Reuters.

Më herët, SHBA bllokoi furnizimin e vendit me naftën dhe gazin rus.

Por, ndryshe nga Evropa që ka furnizues kryesor Rusinë, SHBA-ja merr shumë pak karburante nga Moska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat