Ukraina u bën thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen

Evropë

Ukraina u bën thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:44
Ilustrim

Në një postim në Twitter të faqes zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, u bëhet thirrje ushtarëve rusë që të dorëzohen.

Në foton e postuar është edhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Alexei Reznikov.

“Lidershipi i vendit, i udhëhequr nga presidenti, anëtarët e Qeverisë - të gjithë punojnë, të gjithë janë në vendet e tyre.

Sa irrituese është për Rusinë.

I bëj thirrje çdo ushtari rus të ndjekë anijen ruse, ose të dorëzohet para se të jetë shumë vonë”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat