Ish-kampioni i Indisë në shah i shpëton luftës Ukrainë-Rusi, ja fjalët e tij

Evropë

Ish-kampioni i Indisë në shah i shpëton luftës Ukrainë-Rusi, ja fjalët e tij

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:58
Ish-kampioni i Indisë në shah i shpëton luftës Ukrainë-Rusi

Shahisti indian Anwesh Upadhyaya më në fund është kthyer në shtëpi së bashku me të fejuarën e tij Viktoriia Ivanova, pasi që nuk kishte mundur të largohet nga situata momentale në Ukrainë, ku kjo e fundit është duke luftuar kundër agresorit rus.

Ish-kampioni indian, i cili së bashku me shumë bashkëkombës të tij kishin mbetur në Ukrainë pasi që lufta kishte shpërthyer, kishte kaluar nëpër shumë vështirësi para se të rikthehet në shtëpinë e tij në Bhubaneswar, përcjell KosovaPress.

“Po, jam i lumtur që ne kishim mundësinë që të largoheshim dhe të riktheheshim në Indi pas shumë vështirësive, por Ukraina gjithmonë do të jetë në mendje”, tha Anwesh, i cili po shikon tani që të fillojë një jetë të re në Indi.

Pas plot dy javësh në pritje, Anwesh, një Mjeshtër Ndërkombëtar, arriti të largohet nga Kyiv dhe të arrijë Lviv, pastaj në Indi nga shteti i Polonisë.

30 vjeçari Anwesh ishte duke punuar si doktor në një spital të Kyiv duke bërë praktikën e tij në gastroenterologji, kur Rusia nisi operacionin ushtarak kundër Ukrainës.

Anwesh kishte filluar jetesën në Ukrainë në vitin 2012 që t’i përkushtohet mjekësisë dhe të merr pjesë në gara të ndryshme të shahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat