Polakja: Nuk lodhem duke u shërbyer refugjatëve

Evropë

Polakja: Nuk lodhem duke u shërbyer refugjatëve

Më: 11 mars 2022 Në ora: 00:51
Polakja, e cila në temperatura shumë të ulëta, po shërben me kafe dhe çaj të nxehtë refugjatët

“Ndihem shumë mirë dhe nuk po lodhem aspak duke shërbyer refugjatët ukrainas që po vijnë në Poloni”.

Kështu shprehet një polake, e cila, në temperatura shumë të ulëta, po shërben me kafe dhe çaj të nxehtë refugjatët që po shkojnë në vendin e saj.

E njëjta tha se e bën me qejf punën vullnetare prej 12 orësh në ditë.

“Nuk po kam të ftohtë, pasi po pi çaj të nxehtë. Ndihmoj këtu deri në orën 21:00 dhe jemi në ndërrim prej 12 orësh. Kemi ëmbëlsira për fëmijë, puna jonë është që të shërbejmë kafe dhe çaj të nxehtë”.

“Ndihem mirë dhe nuk po lodhem sepse e di që është mirë të ndihmojmë njerëzit dhe miqtë tanë. Në Poloni ka shumë vende dhe po i mirëpresim ata. Është me rëndësi që të ndihmojmë të tjerët”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat