Shihni se si duket këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes – që dyshohet se ishte ruse – në Zagreb të Kroacisë

Evropë

Shihni se si duket këtë mëngjes vendi i rënies së fluturakes – që dyshohet se ishte ruse – në Zagreb të Kroacisë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 08:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë një fluturake u rrëzua në Jarun të Zagrebit. Ajo supozohet të ketë fluturuar nga Ukraina. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Siç ka marrë vesh Index.hr gjatë natës nga burime të mirëinformuara, sipas të dhënave të deritanishme, të cilat janë siguruar nga shërbimet kompetente gjatë hetimeve, një dron është rrëzuar në Jarun të Zagrebit.

Sidoqoftë, deri më tani ka vetëm informacione jozyrtare se gjatë hetimeve është konstatuar se në pjesë të fluturakes ka yje me pesë cepa dhe mbishkrime në gjuhën cirilike ruse, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Gjithashtu, nuk ka asnjë konfirmim se për çfarë lloj droni bëhet fjalë.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë se si duket sot vendi ku kishte rënë fluturakja, disa orë më parë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat