Kamerat e sigurisë kapin pamjet – Publikohen imazhet e fluturakes që u rrëzua në Zagreb

Evropë

Kamerat e sigurisë kapin pamjet – Publikohen imazhet e fluturakes që u rrëzua në Zagreb

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:18
Imazhet e fluturakes që u rrëzua në Zagreb

Qytetarët e Zagrebit i ka zgjuar sot një shpërthim i fuqishëm. Një fluturake e paidentifikuar me gjatësi prej 15 metrave dhe peshë prej mbi 5 tonelatave, u rrëzua përgjatë lumit Jarun.

Nuk raportohet për të lënduar.

Se e kujt është fluturakja dhe nga ka ardhur, me çfarë misioni dhe si ka arritur të fluturojë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe të bie në kryeqytetin e vendit të tretë, akoma nuk dihet.

“Ne e kemi regjistruar fluturaken në radarët tonë, ndoshta radari nga Slemeni. Nuk mund të komentojmë për vendet e tjera”, është thënë në konferencë.

E fluturaken misterioze ndoshta nuk e ka pikasur me kohë mbrojtja kundërajrore – por kamerat e sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme të Zagrebit e kanë regjistruar.

Atë e filmoi edhe kamera e Institutit Hidrometeorologjik që gjendet në Griç të Zagrebit. Madje janë publikuar pamjet ku shihet qielli duke shndritur pak sekonda pa u rrëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat