Harris: Çdo sulm i Rusisë ndaj një shteti të NATO-s është sulm ndaj të gjithëve

Evropë

Harris: Çdo sulm i Rusisë ndaj një shteti të NATO-s është sulm ndaj të gjithëve

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:19
Kamala Harris

Zëvëndëspresidentja amerikane, Kamala Harris tha se çdo sulm i Rusisë ndaj një shteti anëtar të NATO-s “do të thotë sulm ndaj të gjithëve”.

Këtë koment ajo e bëri të premten gjatë vizitës së saj në Rumani, ku u takua me presidentin e këtij vendi, Klaus Iohannis.

E pyetur për mundësinë e shtrirjes së luftës edhe në Rumani, Harris tha se nuk mund të spekulojë rreth veprimeve të ardhshme të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne jemi të qartë në qëndrimin tonë, që është se [Rumania] si anëtare e NATO-s, një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve”, deklaroi Harris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat