Regjimi i Putinit arrestoi mbi 800 protestues në protestat kundër luftës

Evropë

Regjimi i Putinit arrestoi mbi 800 protestues në protestat kundër luftës

Nga: M.L. Më: 13 mars 2022 Në ora: 19:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë vazhduar protestat në Rusi kundër luftës. Atje policia arrestoi më shumë se 800 njerëz të dielën, shkruan BBC transmeton "Bota sot".

OJQ-ja OVD-Info, e cila monitoron arrestimet gjatë protestave, tha se policia kishte arrestuar 817 persona gjatë demonstratave në 37 qytete në Rusi.

Forcat e zbatimit të ligjit në Moskë thanë se kishin arrestuar rreth 300 njerëz në qendër të qytetit për shkelje të rendit publik.

Kujtojmë se më herët sot, deri në 30,000 protestues valëvitën flamujt ukrainas dhe mbanin pankarta kundër luftës në një demonstratë të madhe në Berlinin qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat