Udhëheqësit e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do ta vizitojnë Kievin

Evropë

Udhëheqësit e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë do ta vizitojnë Kievin

Më: 15 mars 2022 Në ora: 09:26
Mateusz Morawiecki

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë të gjithë në Kiev më vonë për të takuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Vizita u konfirmua nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit ishte “konfirmimi i mbështetjes së qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, shkruan BBC.

“Qëllimi i kësaj vizite është gjithashtu të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit”, tha ai.

Kryeministri çek shtoi se vizita zyrtare e Këshillit Evropian kishte për qëllim ripërsëritjen e mbështetjes për lirinë dhe pavarësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat