Lufta në Ukrainë/ Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

Nga: A.M. Më: 17 mars 2022 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë “ngecur kryesisht në të gjitha frontet”, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe në vlerësimin e saj këtë mëngjes.

Përmbledhja shton se forcat ruse kanë "bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda", shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

"Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës."

Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është afër 7,000 personel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat