Vazhdon ferri nga agresioni rus, Ukraina ka një thirrje për shtetet neutrale

Evropë

Vazhdon ferri nga agresioni rus, Ukraina ka një thirrje për shtetet neutrale

Nga: Bota sot Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:43 Përditësuar në ora: 00:59 më 18.03.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ambasadorja e Ukrainës bën thirrje për mbështetje nga vendet neutrale

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, thotë se vendet që nuk kanë folur kundër pushtimit rus ose kanë qëndruar neutrale duhet të reagojnë.

Ajo ka thënë se ato "duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për t'i dhënë fund kësaj lufte".

Duke folur për BBC, Oksana Markarova lavdëroi "mbrojtjen heroike" të Ukrainës, përcjell Bota sot.

Ajo shtoi: "Raketat ende po bien mbi kokat tona".

Pentagoni: Rusia ka humbur 1/5-ën e ushtrisë në Ukrainë

Rusia ka humbur rreth 28 mijë ushtarë të cilët janë vrarë apo plagosur gjatë luftimeve 3-javore në Ukrainë, bëri të ditur Pentagoni në një raport të përditësuar.

Nga ana tjetër, inteligjenca britanike pretendon se pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet dhe se po bën avancim minimal.

Pentagoni përllogarit se të paktën 7 mijë trupa ruse kanë vdekur deri tani, kurse 14 mijë deri në 21 mijë janë plagosur.

Nëse këto shifra janë të vërteta, atëherë Rusia do të thotë se ka humbur 1/5 e ushtrisë me 150 mijë trupa që kishte pozicionuar në kufi para se të niste sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat