Erdogan i kërkon armëpushim, Putin ende reziston!

Evropë

Erdogan i kërkon armëpushim, Putin ende reziston!

Nga: V.N Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:39
Erdogan dhe Putin

Presidenti rus Vladimir Putin shtroi disa çështje për arritjen e armëpushimit me Ukrainën në një telefonatë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten, sipas një zëdhënësi presidencial turk, shkruan CNN, përcjell Bota sot.

Erdogan ofroi të sillte në Turqi Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të lehtësuar negociatat për t'i dhënë fund luftës, tha zëdhënësi i presidentit turk, İbrahim Kalin në një intervistë për gazetën turke Hurriyet të botuar të shtunën.

Kalin tha se ndërsa Zelensky ishte gati për t'u takuar, Putini parashtroi çështjet që duheshin zgjidhur përpara se të zhvilloheshin negociatat në nivel lidershipi.

Putin dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë kanë bërë vazhdimisht akuza të rreme ndaj Ukrainës si motivet e tyre për pushtimin, duke thënë pa bazë se vendi duhet të "denazifikohet".

Kalin tha se Erdogan i kërkoi Putinit se armëpushimi duhet të bëhet i përhershëm. Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë tha të enjten se Erdogan ofroi të presë të dy presidentët në Stamboll ose në Ankara, duke thënë se "konsensusi për disa çështje mund të kërkojë bisedime në nivel lidershipi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat