Pamjet/ Ukrainasit nuk i ndal as lufta, dalin protestojnë kundër rusëve

Evropë

Pamjet/ Ukrainasit nuk i ndal as lufta, dalin protestojnë kundër rusëve

Nga: A.M. Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Në mediat sociale janë shfaqur imazhe të protestave që po zhvillohen sot në Kherson, Kakhovka dhe Berdyansk - të gjitha qytetet tani të kontrolluara nga trupat ruse.

Tubimet duken të jenë paqësore dhe ende nuk janë shpërndarë nga forcat pushtuese ruse, përcjell "Bota sot".

Një video, e shpërndarë nga gazeta e lajmeve Ukrayinska Pravda, tregon turmat duke valëvitur flamujt ukrainas në Kherson.

Protestuesit shihen duke brohoritur "Khersoni është Ukrainë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat