A do të përmbyset Putini – Cili është pasuesi i tij / Komplote dhe intriga ruse

Evropë

A do të përmbyset Putini – Cili është pasuesi i tij / Komplote dhe intriga ruse

Nga: I.M. Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:28
Aleksandr Bortnikov, kreu i agjencisë së sigurisë FSB, dyshohet se po konsiderohet si pasardhësi i Putinit

Intriga dhe kompletë në Kremlin. Nuk dihet saktësia e informacioneve, por tashmë ka filluar të marrë dhenë një komplot i mundshëm ndaj diktatorit Putin. Informacioni ka marrë mbështetje edhe nga personalitete në SHBA.

“Siç raportohet nga @KyivIndependent, inteligjenca ushtarake e Ukrainës pretendon se elitat e Rusisë po komplotojnë për të përmbysur Putinin për të rivendosur lidhjet ekonomike me vendet perëndimore. Aleksandr Bortnikov, kreu i agjencisë së sigurisë FSB, dyshohet se po konsiderohet si pasardhësi i Putinit”, shkruan Jon Cooper, ish bashkëpunëtorë i presidentit Biden, në fushatën e vitit 2016.

Duke iu referuar këtij portali ukrainas, ka shkruar edhe mediumi republicëorld.com, sipas të cilit inteligjenca ushtarake e Ukrainës të dielën ka pohuar se elitat e Rusisë po planifikojnë të rrëzojnë presidentin Putin, pasi Rusia ka hyrë në një krizë të thellë të shumëfishtë.

Sanksionet ekonomike, financiare perëndimore kanë filluar rritjen e pakënaqësive.

Po ashtu ajo citon edhe Inteligjencën Mbrojtëse të Mbretërisë së Bashkuar, e cila kishte pohuar gjithashtu se Kremlini "ka dështuar të ketë sukses në objektivat e tij origjinale" të luftës gjatë inkursionit në Ukrainë.

Inteligjencën e saj, citohet, se rusët kanë mbetur të habitur nga "shkalla dhe egërsia" e rezistencës së nga ukrainasit në mbrojtjen e sovranitetit të atdheut të tyre.

“Inteligjenca e Ukrainës të dielën pretendoi se Putini është përballur me rezistencë të brendshme mes ndihmësve të tij të ngushtë për pushtimin ukrainas, pasi sanksionet mbyllën bizneset që u hapën në Moskë që nga viti 1990, duke privuar qytetarët nga vendet e punës. Bankat private janë ndaluar nga transaksionet ndërkombëtare që çojnë në pasoja të rënda për tregun dhe tregtinë e Rusisë. Kjo mund të ketë rezultuar në ringjalljen e nacionalizmit rus dhe frikën e trazirave dhe të destabilitetit në rritje për udhëheqësin e Federatës Ruse”, shkruan ky medium.

Nisur nga kjo gjendje besohet se lufta politike dhe ekonomike, ka [uar në skenarë të elitave të Rusisë, që mendohet se kanë hartuar plane për të zëvendësuar kreun e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat