Jahti i miliarderit rus ndalohet nga autoritetet në Gjibraltar

Evropë

Jahti i miliarderit rus ndalohet nga autoritetet në Gjibraltar

Më: 21 mars 2022 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Një super-jaht i pronarit të prodhuesit më të madh të tubave të çelikut në Rusi është ndaluar nga autoritetet në Gjibraltar.

Pamjet e kapura nga Reuters treguan jahtin “Axioma”, e cila është në pronësi të Dmitrievich Pumpyansky.

Pronari i kompanisë së çelikut TMK aktualisht po përballet me sanksione britanike dhe të Bashkimit Evropian, të cilat u vendosën ndaj oligarkëve rusë për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Më herët, një anije e e Roman Abramovich, pronari i sanksionuar i klubit të futbollit Chelsea, u ankorua në qytetin bregdetar të Bodrumit në Turqinë jugperëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat