Lavrov: Moska ka vullnet për të mbrojtur kulturën ruse në Ukrainë

Evropë

Lavrov: Moska ka vullnet për të mbrojtur kulturën ruse në Ukrainë

Nga: M.L. Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:21
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska ka "shpirtin dhe vullnetin për të mbrojtur kulturën ruse në Ukrainë", në një fjalim televiziv para studentëve në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Siç ka raportuar BBC, narrativa e Kremlinit, e transmetuar përmes mediave pro-qeveritare, është se trupat po luftojnë nazistët dhe fashistët dhe po mbrojnë atdheun, përcjell "Bota sot".

Lavrov tha gjithashtu se bisedimet midis dy palëve ishin "të vështira" sepse Ukraina "ndryshon vazhdimisht pozicionin e saj".

Ai ishte kritik ndaj sugjerimeve nga Polonia që një mision paqeruajtës të ngrihej në Ukrainë. 

“Kjo do të jetë përplasja e drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura ruse dhe NATO-s që të gjithë jo vetëm që janë përpjekur ta shmangin, por kanë thënë se nuk duhet të ndodhë në parim”, tha ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat