Zelensky thirrje kompanive franceze: Mos e financoni vrasjen e grave dhe fëmijëve të Ukrainës

Evropë

Zelensky thirrje kompanive franceze: Mos e financoni vrasjen e grave dhe fëmijëve të Ukrainës

Nga: V.N Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:50
Zelensky duke iu drejtuar Parlamentit Francez

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar parlamentit të Francës përmes videolidhjes, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinës së luftës ruse. Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve," u tha ai deputetëve francezë në komentet e raportuara nga Le Monde.

Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.

Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare, raportoi Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat