Pas bisedës telefonike me Johnson, Zelensky: Anglia vazhdon mbështetjen e parezervë

Evropë

Pas bisedës telefonike me Johnson, Zelensky: Anglia vazhdon mbështetjen e parezervë

Nga: V.N Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:05
Johnson dhe Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën se kishte folur me kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili kishte siguruar mbështetjen e tij për Ukrainën përpara samiteve të NATO-s, G7 dhe BE-së, shkruan the Guardian, transmeton Bota sot.

“Kam marrë garanci për mbështetjen e tij [Johnson] në prag të takimeve të rëndësishme të së nesërmes. Diskutuam kursin e armiqësive dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën”, shkroi Zelenskiy në Twitter.

Samiti i NATO-s i së enjtes në Bruksel pritet të bjerë dakord për ndihmë shtesë për Kievin, duke përfshirë pajisje për mbrojtjen kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat