Suedia do t'i sigurojë Ukrainës 5000 armë shtesë antitank

Evropë

Suedia do t'i sigurojë Ukrainës 5000 armë shtesë antitank

Nga: V.N Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:10
foto ilustrim

Suedia do t'i sigurojë Ukrainës 5,000 armë shtesë antitank, tha ministri suedez i mbrojtjes për agjencinë e lajmeve TT të vendit, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Suedia ka dërguar tashmë 5000 armë antitank, së bashku me materiale të tjera ushtarake në Ukrainë.

Njëri ndër shtetet e para që ka përkrahur Ukrainën me armë është Suedia e cila ka treguar ndjeshmërinë me ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë.

Nesër do të mbahet takimi më i rëndësishëm i liderëve botërorë, ku temë e rëndësishme do të jetë edhe situata në Ukrainë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat