Çifti britanik shkon në Poloni për të marrur refugjaten shtatzënë të Ukrainës

Evropë

Çifti britanik shkon në Poloni për të marrur refugjaten shtatzënë të Ukrainës

Nga: V.N Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:53
Refugjatja shtatzënë ukrainase Ksenia me burrin e saj dhe qenin e përkëdhelur në një strehë për bomba

Një çift në Mbretërinë e Bashkuar po përgatiten të udhëtojnë drejt Polonisë për të marrë një refugjate shtatzënë ukrainase në mënyrë që ajo të mund të qëndrojë në dhomën e tyre të lirë. shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Peter O'Keefe dhe Belinda Harvey, të cilët jetojnë pranë Winchester, i janë ofruar ndihmë Ksenias, nga Kharkiv, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Ksenia, 25 vjeç, bashkëshorti i së cilës mbetet në Ukrainë, pritet në Varshavë javën e ardhshme pasi të marrë viza.

Belinda tha se vendimi për ta pritur atë erdhi rastësisht: "Ka një tjetër Belinda në fshat dhe ata po organizonin një takim. Unë u kopjua në një email me detajet për këtë refugjat dhe ne thjesht menduam 'pse jo".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat