Ky është lideri më i zëshëm evropian kundër agresionit rus!

Evropë

Ky është lideri më i zëshëm evropian kundër agresionit rus!

Nga: V.N Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:48
Kryeministri Johnson dhe sekretari i NATO-s Stotelnberg

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është lideri "më aktiv" antirus, ka thënë Kremlini, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria, 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u citua nga agjencia ruse e lajmeve të ketë thënë:

"Sa i përket zotit Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë anti-rus. Do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme".

Duke folur sot para samiteve të NATO-s dhe G7 në Bruksel, Johnson tha se lideri rus Vladimir Putin tashmë "ka kaluar vijën e kuqe".

"Aleatët duhet të dërgojnë armë të reja në Ukrainë, të zgjerojnë kufizimet në pagesat ndërkombëtare dhe të synojnë rezervat e arit të Rusisë", tha kryeministri anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat