Ukrainasit vrasin tre ushtarë të Gardës ruse me qendër në Çeçeni, dalin pamjet e trofeve që i fitoi ushtria

Evropë

Ukrainasit vrasin tre ushtarë të Gardës ruse me qendër në Çeçeni, dalin pamjet e trofeve që i fitoi ushtria

Nga: A.ZH Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:40
Ukrainasit morën armë dhe pajisje si trofe

Ushtarët e një brigade të veçantë sulmi malor në Ukrainë, vranë tre përfaqësues të ushtrisë ruse me qendër në Çeçeni dhe morën armë dhe pajisje si trofe.

Kështu ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, përcjell Bota sot.

"Personat e eliminuar janë nga brigada e 46-të e caktimit të veçantë operacional të Gardës Kombëtare Ruse - bashkimi më i madh i trupave të Gardës Ruse, me qendër në Çeçeni.

Image
Ukrainasit morën armë dhe pajisje si trofe

Ky bashkim u krijua në vitin 2000 për të luftuar forcat çeçene të rezistencës që luftuan kundër Kremlinit.

Ushtarët tanë morën trofe - një BTR-80 të padëmtuar dhe armë - mitralozë, makineri dhe pushkë snajper të Dragunovit me municion", thuhet në postimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rrjetet sociale./Botasot

Image
Ukrainasit morën armë dhe pajisje si trofe
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat