Shenjat e para se Rusia po i redukton forcat e veta në Ukrainë

Evropë

Shenjat e para se Rusia po i redukton forcat e veta në Ukrainë

Nga: V.N Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:42
Pjesa më e madhe e Mariupolit shtrihet në gërmadha

Rajoni i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi kryesor tani thotë Moska. Kjo përfshin Donetsk dhe Luhansk, të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014 dhe të njohur zyrtarisht si të pavarur nga Rusia pak para fillimit të këtij pushtimi, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Gjatë muajit të kaluar, forcat ruse bënë përparime të rëndësishme në këtë rajon dhe përgjatë një korridori jugor që e lidh atë me Krimenë - gadishullin e aneksuar nga Moska, gjithashtu në 2014.

Gjeneralmajor Sergei Rudskoi tha se Rusia nuk përjashtoi sulmet ndaj qyteteve të tjera, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por ky nuk ishte objektivi i saj kryesor.

Këto komente janë treguesi i parë që Moska mund të kufizojë qëllimet e saj të luftës pas një muaji, kur nuk ka arritur të pushtojë ndonjë qytet të madh ukrainas dhe operacionet e saj janë rrënuar nga vështirësitë logjistike dhe gabimet taktike, si dhe nga rezistenca e ashpër ukrainase.

Por tani për tani, forcat e saj janë ende në terren dhe në veprim në pjesë të mëdha të Ukrainës. Dhe shumë ukrainas po vuajnë me hidhërim, ndërsa kostoja njerëzore bëhet gjithnjë e më e qartë.

Detajet po dalin vetëm tani për numrin e të vdekurve në sulmin e drejtpërdrejtë të javës së kaluar në një teatër në qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit. Përpjekjet urgjente të shpëtimit janë bllokuar nga granatimet e pandërprera ruse.

Por kishte shpresë se rreth 1000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, të strehuar në bunkerin e tij nëntokësor ishin mbrojtur. Zyrtarët tani thonë se të paktën 300 njerëz u vranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat