Kryebashkiaku i Mariupolit flet me ambasadorin francez për evakuimin e civilëve

Evropë

Kryebashkiaku i Mariupolit flet me ambasadorin francez për evakuimin e civilëve

Nga: G.B Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:22
Ukrainë/ Foto Reuters

Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupol tha sot se kishte folur me ambasadorin e Francës në Ukrainë për opsionet për evakuimin e civilëve.

Kjo pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se do t'i propozonte Rusisë një plan për të ndihmuar njerëzit të largohen, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kryebashkiaku Vadym Boichenko tha në një fjalim televiziv se situata në qytetin e rrethuar mbetet kritike, me luftime në rrugë që po zhvillohen në qendër të tij.

Kjo vjen pasi zëvendëskryeministri i Ukrainës njoftoi më herët se për sot janë rënë dakord 10 korridore humanitare, të cilat do të lejojnë qytetarët të dalin të sigurt nga qytetet e rrethuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat