Ushtria ukrainase në gjendje të lartë gatishmërie në Mykolaiv

Evropë

Ushtria ukrainase në gjendje të lartë gatishmërie në Mykolaiv

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:20
Mykolaiv

Trupat ukrainase ishin në gjendje të lartë gatishmërie gjatë së shtunës në qytetin e Mykolaiv.

Ushtria ruse vazhdoi përpjekjet për ta rrethuar qytetin i cili shihet si vend strategjik i vendosur mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe portit të Odesës.

Në qytet u dëgjuan shumë shpërthime dhe sinali se trupat ruse mund të ishin afër.

Ushtarët e Ukrainës ruanin pikat e tyre të kontrollit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se të paktën 1 mijë e 300 ushtarë të Ukrainës ishin vrarë.

Gjatë javës së kaluar NATO vlerësoi se 7 mijë deri në 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në katër javë luftime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat