Çka nënkupton "shitja e Ukrainës" sipas politikanes angleze!

Evropë

Çka nënkupton "shitja e Ukrainës" sipas politikanes angleze!

Nga: V.N Më: 28 mars 2022 Në ora: 20:32
Liz Truss

Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me "shitjen e Ukrainës", tha Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.

Duke iu drejtuar deputetëve në Dhomën e Komunave, ajo tha se presidenti Putin "nuk është serioz për bisedimet" dhe ende "po bombardon me qëllim qytetarët e pafajshëm", shkruan BBC, transmeton Bota sot.

“Ne nuk duhet vetëm ta ndalojmë Putinin në Ukrainë, por duhet të shikojmë edhe në afat të gjatë”, tha ajo.

Sanksionet e vendosura ndaj Ukrainës nga G7 nuk duhet të hiqen "përderisa Putini vazhdon me luftën e tij dhe ai ka ende trupa në Ukrainë", tha ajo.

Çdo zgjidhje afatgjatë duhet të përfshijë një rikthim të qartë të sanksioneve që do të shkaktohej automatikisht nga çdo agresion rus, shtoi ajo.

Truss tha se bisedimet nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, duke përfshirë "zgjidhjen e vështirë të vitit 2014, e cila nuk i dha popullit të Ukrainës siguri të qëndrueshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat