Kurajo e Khersonit, mes gazit, flamujve dhe rrëmbimeve

Evropë

Kurajo e Khersonit, mes gazit, flamujve dhe rrëmbimeve

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

“Për një muaj dolëm në rrugë. Duke rrezikuar jetën, na qëlluan me gaz dhe plumba”. Sasha, gruaja dhe dy fëmijët e tij tani janë të sigurt në një parking në restorantin  që ndodhet në rrugën midis Mykolaiv dhe Odessas. Makina është e ngarkuar me çanta, rroba të hedhura me shumicë. Fytyrat e shtrembëruara. Në xhamin e përparmë mbishkrimi i të evakuuarve, “fëmijë”. Ata kanë ikur nga Khersoni. Janë larguar mes bombave që goditën periferinë e qytetit gjatë gjithë natës, mes të dielës dhe të hënës. Dolën nga qyteti kryengritës, ai qytet që prej fillimit të luftës, manifeston kundër pushtuesit rus.  Porta për në Krime, në grykëderdhjen e lumit Dnipro, që të çon në Melitopol dhe Mauripol. Tani një pikë e re e nxehtë në frontin jugor.

Të rraskapitur

Khersoni po reziston. “Kemi katër ditë të mbyllur në shtëpi,” qan Oleksandra në telefon.  Ajo nuk zbret kurrë në shesh, flamujt ukrainas i kanë fshehur sërish nga frika se mos vriten. Tani rusët janë shumë më nervozë, ata ndjejnë edhe një nga qytetet e para të pushtuara, që po u shpëton nga duart. I marrë që në orët e para falë mungesës së trafikut, duke menduar se nuk do të rebelohej. E megjithatë Khersoni lufton ende. “Megjithatë jemi të rraskapitur”.

Linja ikën e vjen. Këtu të dielën u vra gjenerali rus Yakov Rezantsev. Gjashtë persona u plagosën dhe 20 shtëpi u dëmtuan nga bombardimet ruse në fshatin Stepanovka, në periferi të qytetit.

Bombardimet goditën edhe tubacionet. Një fragment i një rakete ruse shkatërroi një dritare në një qendër për rehabilitimin social dhe psikologjik të fëmijëve. “Dhe është një mrekulli që askush nuk vdiq. Fëmijët flinin në anën tjetër të godinës, nga salla e lojërave në katin e dytë ku kishte rënë copa e raketës”. Bomba thërrmuese u përdorën edhe në Kherson, ashtu si në Odessa, konfirmon Prokurorja e Përgjithshme Irina Venediktova.

Shkëmbimi i të burgosurve

Në grupet e Telegramit vazhdojnë të flasin, të ndajnë informacione. “Thonë qëndroni në shtëpi, rusët u kthyen me tanke në qytet. Ata përdorin gaz për të shpërndarë demonstruesit”, vijon Oleksandra. Dhe rrëmbimet nuk ndalen. Sot ishte radha e kreut të bashkësisë territoriale Mylivska Oleh Yakhnenko. Edhe ai u kap për ta shkëmbyer me të burgosur rusë. Në qytet ka nga ata që flasin për qindra njerëz të dëbuar në Krime. “Por janë thashetheme, tani më falni por po shkoj, linja nuk po punon mirë”.

Heshtje dhe rrënoja

Prapa, gjatë rrugës që udhëtuan Sasha dhe familja e saj, i pari është Mykolaiv. Deri dy ditë më parë ishte qyteti port i shënjestruar nga raketat ruse. I sulmuar në fillim të luftës nga tanket, tani është më i qetë. Sirenat nuk bien më.

Por plagët mbeten. Shumë shtëpi të shkatërruara. “Kam shpëtuar vetëm sepse kisha shkuar në pazar”, thotë Raissa ndërsa zbret nga makina dhe rregullon kapelën e saj prej leshi. Pranë saj krateri i lënë nga shpërthimi. Pak më tutje, skeda elektronike e raketës.  Përpara rreth njëzet kilometra në jug, së bashku me dhjetëra tanke ukrainase që lëvizin me shpejtësi, ndodhet fronti. Artileria gjëmon. Fushat janë të minuara. Kolonat e tymit të zi ngrihen në lindje. “Po bombardojnë në Stanislav, më herët edhe në Prybuzke. Është më mirë të mos shkojmë më tej”. Ushtarët në postblloqe qeshin. “Ne po fitojmë, do të shihni që pas Mykolaivit do të marrim edhe Khersonin”.

Pa ilaçe

Në një shkollë në fshatin Lymany, rreth pesëdhjetë njerëz – gra dhe të moshuar, mbi të gjitha – kanë fjetur në një strehë të lagësht për 20 ditë. “Ata janë njerëz të zhvendosur që nuk kanë para për të shkuar në Mykolaiv,” shpjegon Olena Volodyniriviva, drejtoreshë e shkollës. Aty është Karina që qan sepse ka temperaturë. “Por ne nuk kemi ilaçe për ta kuruar.” Eshtë edhe Sergej, gjashtë muajsh, i cili buzëqesh në prehrin e nënës së tij, ndërsa dikush fut brenda një lavatriçe që është shpëtuar kushedi ku.

Dielli perëndon pranë impianteve të amoniakut drejt Odesës. Fabrika kimike u zbraz për të shmangur një katastrofë mjedisore në rast sulmi. Një avion i vjetër ësht i fshehur atje. Një makinë e blinduar kalon në rrugë. Sipër, mbetjet e një helikopteri rus. Nga Khersoni vjen një tjetër mesazh. Edhe sot korridoret humanitare nuk kanë filluar. “Na u tha se do të organizonin autobusë”.  

Mënyra e vetme për të shpëtuar nga Kherson është të ngasësh makinën. Dhe të shpresosh që të mos goditesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat