OKB: Më shumë se 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Evropë

OKB: Më shumë se 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Nga: M.H. Më: 30 mars 2022 Në ora: 12:17
Njerëzit që ikin nga Ukraina mbërrijnë nga Przemysl me autobus më 29 mars, në Krakov, Poloni.

Më shumë se 4 milionë njerëz, ose pothuajse 10% e popullsisë së Ukrainës para luftës, janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, tha të mërkurën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) Filippo Grandi.

"Sapo kam mbërritur në Ukrainë. Në Lviv do të diskutoj me autoritetet, OKB-në dhe partnerët e tjerë mënyrat për të rritur mbështetjen tonë për njerëzit e prekur dhe të zhvendosur nga kjo luftë e pakuptimtë," shkroi Grandi në Twitter të mërkurën, përcjell “Bota sot”.

Refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë përfshijnë të paktën 203,000 shtetas të vendeve të treta, tha të martën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Sipas të dhënave nga OKB, më shumë se 2.3 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni, ndërsa qindra mijëra kanë ikur në vendet fqinje, duke përfshirë Rumaninë, Moldavinë dhe Hungarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat